Flamurtari nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë me Bylisin. Ndeshja është zhvilluar në qytetin e Beratit, pasi fusha e ballshit i është nënshtruar një rikonstruksioni. Sfida ka nsiur e qetë në minutat e para nga të dy ekipet, pas minutës së 10 Flamurtari tenton të shënojë me Memellin, por sulmuesi nuk koordinohet para portës.
Në minutën e 17' Memelli këtë herë nuk gabon duke përfituar nga një moment pasiguri para portës ballshiote shënon duke kaluar në avantazh të kuqtë. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në frasksionin e dytë të ndeshjes, Bylisi i drejtuar nga Agim Canaj kërkon golin me ngulm dhe e gjenë në minutën e 54' me Adebajon. Deri në fund asnjë nga dy ekipet nuk arriti të shënonte golin e fitores duke u mjaftuar me barazimin. Ndeshja tjetër e zhvilluar në Peqin ndërmjet vendasve dhe Teutës është mbyllur me fitoren e miqëve nga Durrësi me golin e Nikës. Sakaq, ndeshja e fundit e javës së parë Kukësi - Luftëtari ka përfunduar në barazim 0-0.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com