Sot në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e javës mes Teutës dhe Skënderbeut. Sfida do të zhvillohet nën dritat e prozhektorëve duke qenë se

përballë luajnë dy nga ekipet më të mira të kampionatit shqiptar të futbollit dhe interesi pritet që të jetë maksimal nga dy palët për këtë arsye drejtuesit e dy klubeve kanë vendosur ta reklamojnë sfidën si vitrinën e futbollit shqiptar.

Aktualisht Skënderbeu udhëheq kampionatin bindshëm me 37 pikë duke ecur drejt titullit të katërt kampion, ndërsa Teuta ndodhet në kuotën e 28 pikëve. Nëse Teuta do të ndalte Skënderbeun do të rihapte kampionatin, pasi do të ngjitej në kuotën e 31 pikëve duke qenë vetëm 6 pikë larg kreut. Tifo për durrsakët bëjnë edhe ekipet e tjera me qëllim ndaljen e vrullit të korcarëve. Në prag të ndeshjes dy ekipet shprehen optimistë për rezultatin.

Trajneri Josa deklaron se do të zbresin në fushë për një rezultat pozitiv, duke u kënaqur edhe me një barazim, pasi nuk jemi nën presion, prandaj do të luajmë të qetë. Ndërsa Sorrentino shprehet se objektiv është vetëm fitorja.  Italiani do të hedhë në fushë artilerinë e rëndë, pasi ky është shansi i fundit për të mbajtur gjallë shpresën për titull këtë edicion.


d.bshqiptarja.com