Teuta katër ndeshje pa fitore, Skënderbeu i mund 3-1 në Korçë dhe i 'zhyt' në fundin e Superligës (VIDEO)

Teuta katër ndeshje pa fitore, Skënderbeu i mund 3-1 në Korçë dhe i 'zhyt' në fundin e Superligës (VIDEO)

Skënderbeu 3-1 Teuta


KORÇË - Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu fitoi 3-1 kundër Teutës për raundin e 13-të në Superligë. Djemtë e Gvozdenovic u rikthyen te tri pikët pas katër javësh, teksa tanimë sigurojnë vendin e katërt në klasifikim. Ndeshja nisi mirë për korçarët që kaluan në epërsi me Franklin në minutën e 13-të. Për herë të parë titullar, sulmuesi përfitoi nga asisti i Zenullarit dhe mposhti Demën me kokë nga më shumë se 11 metra largësi. Më pas ishte Dean Liço që në të 37' shënoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Minuta e 44 solli dy kartona të verdhë për Ardit Nikaj, me sulmuesin që në harkun e pak sekondave mori karton të kuq dhe la korçarët me një lojtar më pak.

Në fraksionin e dytë të lojës Teuta e Edi Martinit shënoi me Peposhin në të 73 minutë, duke dhënë përshtypjen se sfida u rihap. Për të shuar zërat mendoi Rashica, që në minutën e 83 shënoi golin e 3-1. Me këtë sukses Skënderbeu shkon në kuotën e 17 pikëve për vendin e katërt, ndërsa Teuta ka katër ndeshje pa fitore, tre nga të cilat të humbura dhe me 12 pikë renditet në vendin e fundit të Superligës.

 

 

 

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Skënderbeu leksion Teutës, korçarët marrin vendin e 4-t! 'Osmanët' harrojnë të fitojnë, Vllaznia 0-0 Laçi


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'