DURRËS- Presidenti Ilir Meta, një tifoz i futbollit, ka shijuar "live" fitoren e Teutës përballë izraelitëve të Beitar Jerusalem.
Ai ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale nga stadiuni "Niko Dovana" teksa ka dhe një urim për "Djemtë e Detit".
"I lumtur të shijoja fitoren dhe kualifikimin e merituar të Teutës sot! Urime për këtë performancë mbreslënëse dhe premtuese", shkruan Meta.
Një gol në minutën e 6 dhe një tjetër në të 87-ën i ka dha kualifikimin historik Teutës në turin e dytë eliminator të Europa League.