Tirana ka koleksionuar fitoren e gjashtë radhazi në kampionat pasi për llogari të javës së 20 të Superligës kanë mposhtur 2-1 me përmbysje Teutën. Në ‘Air Albania’ të besuarit e Edi Martinit realizuan të parët me Vilën në minutën e 13, por një gafë e portierit Frashëri u shfrytëzua nga sulmuesi Ngoo që solli barazimin për Tiranën. Nuk kaloi shumë dhe Augustin Torrasa përmbysi shifrat, ndërsa ende pa u mbyllur pjesa e parë Çyrbja la Teutën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq.
Gjithsesi Tirana nuk mundi të dalë as këtë javë në vendin e parë pasi Kukësi ia doli lehtësisht të fitonte 1-4 në transfertën e Vlorës. Kundër Flamurtarit për verilindorët realizuan Shkurtaj ‘dopietë’, Musolli dhe Çema. Pas 20 javësh kampionat ekipi i drejtuar nga Duro udhëheq me 38 pikë, 1 më shumë se Tirana.
Sakaq sot më në fund ka fituar edhe Partizani, që kundër Luftëtarit gjeti trepikëshin e parë për vitin 2020. Në Gjirokastër për kampionët në fuqi realizuan Solomon, Broja dhe Melo. Kjo ishte edhe fitorja e parë që prej uljes në stol të trajnerit Sormani.
Asnje nga forcat politike ketu nuk e realizon pervec hje force te huaj sepse ketu kush me shume dhe kush me pak te gjithe jane te perlyer.Komenti(*)
Përgjigju