Teuta merr kryesimin e Superligës, në Shkodër Vllaznia ndan pikët me Partizanin

Fitorja kundër Laçit me rezultatin minimal 1-0 i ka dhënë kryesimin e Superligës Teutës në javën 26. Goli i Dejvi Bregut në pjesën e dytë ka mjaftuar për të marrë tre pikët ndaj një kundërshtari që pas kësaj humbje renditet në vendin e tretë, me 2 pikë më pak se durrasakët.

Kryeminin Teuta e mori edhe falë barazimit pa gola të Vllaznisë me Partizanin, e cila ishte edhe supersfida e kësaj jave. Rezultati 0-0 i heq mundësinë e udhëheqjes Vllaznisë për shkak të ndeshjeve direkte me Teutën pavarësisht se ndodhën në kuotë të barbartë pikësh. Për Partizanin e Dajës vetëm vendi i katërt, por mbetet në garë pasi ashtu si Laçi është vetëm 2 pikë larg kreut.

Ndërkohë të dielën do luhen tre ndeshjet e tjera të kësaj jave me Tiranën që pret Apoloninë e vendit të fundit.

Orges Shehi, trajner i Tiranës: “Nuk emndoj se ka përbballje të lehta. Ato ndeshje që duken të lehta në letër bëhen të vështira në fushë. Është një kundërshtar që pavarësisht pozicionit që ka gabojmë rëndë nëse nuk i japim vlerësimin e duhur.”

Sakaq Kukësi i shumë gabimeve pret në Elbasan Arena Skënderbeun.

Mirel Josa, trajner i Kukësit: “Ne duhet të jemi shumë të përqendruar për të mos trash gabimet tona të cilat kanë qenë pa masë kohët e fundit.”

Ndeshja tjetër e kësaj jave është mes Bylisit dhe Kastriotit.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati