Teuta arrin fitoren e katërt radhazi në Superligë. Durrsakët mposhtën 1-0 Skënderbeun në ndeshjen e fundit të javës së 32-të të Superligës dhe rimarrin vendin e tretë në renditje.
Fatin e takimit e vendosi një gol i Sherif Kallakut në fillimin e pjesës së dytë. Teuta mbetet në zonën e Kupave të Europës ndërsa korçarët humbasin terren në renditje. Më herët Kukësi mundi Tiranën dhe Bylis-Partizani u mbyll në barazim.
Komento