Ekipi i Teutës i ka dhënë fund aventurës europiane në mënyrën më të keqe të mundshme

duke humbur në total me Matalurg Rustavin me rezultatin 9-1. Pas humbjes në shtëpi një javë

më parë me rezultatin 0-3, djemtë e detit janë shpartalluar në ndeshjen e kthimit me rezultatin e

thellë tenistik 6-1. Durrësakët nuk kanë mundur t’i rezistojë furisë gjeorgjiane duke pësuar tre

gola të shpejtë në pjesën e parë. Serinë e golave e ka hapur Tekturmanidze me një dopietë në

minutat e 14’ dhe 19’. Pjesa e parë është mbyllur me golin e Ttanazhvillit në minutën e 37’, kaq

ka mjaftuar që të besuarit e trajnerit Hasan Lika të gjunjëzohen përfundmisht. Pjesa e dytë ka

nisur me golin e Getsade në minutën e 59’. Teuta zgjohet duke shënuar golin e nderit me

Deliallisin 6’ minuta më pas. Por gjeorgjianët nuk ndalen duke e kthyer në një senacë stërvitore,

Tatanazhvillit realizon dopietë në të 69’. Golin e fundit të ndeshjes e shënon Mikaberidze në

73’ duke vulosur shifrat në 6-1.