Teuta siguron zyrtarisht një vend në Evropë pasi arriti të mundë 1-0 Lacin në takimin hapës të javës së 25-të të kategorisë Superiore.
Ekipi durrsak arriti të realizojë objektivin këtë kampionat, duke mundur me rezultat minimal kurbinasit, që tashmë vëmendjen e kanë më shumë te finalja e Kupës së Shqipërisë me Bylisin, sesa në kampionat, pasi kanë siguruar qëndrimin në Superiore.
Ndeshja ka nisur mjaft e mirë për ekipin e Teutës që sulmon nga minuta e parë për të gjetur golin e fitores në ndeshjen më të rëndësishme të edicionit në Durrës.
Por pavarësisht tentativave të pa numërta pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultatin e bardhë pa gola në 'Niko Dovana'. Në pjesën e dytë të ndeshjes Teuta ka qenë më konkrete duke shënuar golin e fitores në minutën e 63' me anë të mbrojtësit Tefik Osmani.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com