Teuta ka zyrtarizuar një tjetër goditje të bujshme në merkaton e janarit. Klubi durrsak, që këtë sezon ka pretendime të mëdha, ka bërë të ditur se ish-sulmuesi i Flamurtarit, Tomislav Bushiç, nga sot do të jetë pjesë e tyre.
32-vjeçari i shumëshëtitur në kampionatin shqiptar, 6 muajt e parë të këtij sezoni ka luajtur me Flamurtarin, por mosmarrëveshjet me vlonjatët sollën ndërprejen e bashkpunimit.
Teuta, e cila aktualisht renditet në vendin e tretë në kampionat me 7 pikë më pak se Partizani por me 1 ndeshje me shumë për të luajtur, më herët ka zyrtizuar si pjesë të saj edhe mbrojtësin e spikatur Erlis Frashëri.
Komento