Personazhi i parë i njohur në familjen Kastrioti  është Bernardo (Branilo), guvernator i Janinës më 1368. Ai u vra më 1379. Biri i tij, Paolo, ishte zot i Sinjës dhe Gardit. Pati tre djem, midis tȅ cilëve Gjon Kastriot I, zot i Matit. Ai u martua me Voisava Tripalda, nga e cila pati nȅntȅ fȅmije. Pȅrmendim kȅtu, Gjergj Kastriot Skȅnderbeu apo Stanisha Kastrioti, vȅllai i Skȅnderbeut dhe babai i Hamza Kastriotit. Pas vdekjes sȅ Gjergj Kastriot Skȅnderbeut, familja e tij dhe njȅ pjesȅ e mirȅ e oborrit mbretȅror largohen nga Arbȅria dhe vendosen nȅ Napoli.