Pamje e pazakonshme përpara festave të fundvitit në tregjet e Shkodrës. Aty shihen fare pak blerës ndonëse çmimet kanë rënë në minimumin e tyre.

Vetë tregtarët thonë se blerjet kanë shënuar rënie për shkak të situatës ekonomike dhe pandemisë, por edhe informalitetit.

Kjo pasi ka shumë tregtarë ambulant të cilët nuk futen në treg por qëndrojnë në rrugë.

“Fillimi i tregut ishte i mirë por tani ka rënë. Çmimet kanë rënë por situata është njësoj. Kanë dalë shitës dhe ambulantë të tjerë ndërsa ne paguajmë qiratë këtu. Bashkia nuk ka bërë asgjë për t’i hequr. Nuk ka dhe fuqi blerëse” – thotë një tregtar.

“Lek nuk ka, punë nuk ka. Nuk ka blerje fare. Pandemia, njerëzit nuk kanë lekë. Çmimet janë të lira, nuk ka pasur kurrë më të lira se këtë vit” – tha një tregtar tjetër.

“Fuqia blerëse   ka rënë. Në krahasim me vitet e tjera çmimet janë të përditshme. Mund të bëni një vëzhgim në treg dhe mund të shohësh që është bosh” – është shprehur një tregtar tjetër.

Çdo vit është trajtuar problematika e dyndjes së tregjeve dhe rritjes së çmimeve të produkteve të fruta perimeve në prag të festave.

Këtë vit konstatohet ulje e fuqisë blerëse dhe ulje të çmimeve.