Në fund të vitit mendja publike merr formë festive. Qytetarët janë gati të harrojnë kufizimet e rrymës në shtëpitë e tyre, me kusht që qyteti të zbukurohet me drita.
Të cilat drita me spektaklin e tyre fshehin për sadopak ditë varfërinë e përditshme, moszhvillimin, papunësinë, padijen.
Muzikë, aheng, si në gjithë botën.
Festë e konsumit edhe këtu si gjithkund.
Por jo gjithkund autobusët e mbushur me të dëshpëruar nisen pa ndalim për të përfunduar në kampet e klandestinëve në Hungari, apo poshtë urave të Francës.
Megjithatë, kemi nevojë për festë. Mediet nisin të botojnë Hit Parade, cila është kënga e vitit, sportisti i vitit, rrena e vitit, politikani i vitit, shkencëtarja e vitit, shkrimtari i vitit, gazetarja e vitit, biznesmenia (sic!) e vitit, artisti i vitit, bukuroshja e vitit.
Nuk do botojnë kurrë ama se cili është varfanjaku i vitit, leckamani i vitit, lypësi i vitit, i papuni i vitit.
Mendja publike ka marrë formë festive.
Në këtë atmosferë që dita-ditës mbruhet në harenë, e cila pritet të kulminojë në orgazmën e fishekzjarrëve dhe shashkave në natën e fundit të vitit, propozoj të sugjerojmë edhe një tjetër Hit Parade, nëse nuk e kanë menduar tashmë vetë zonjat e zotërinjtë nëpër redaksi.
E kam fjalën për thënien e vitit.
Thënia e vitit në Kosovë për pak sa nuk u bë deklarata “Jemi të interesuar dhe të gatshëm që ta pamundësojmë Qeverinë e re të regjimit të vjetër”, thënë nga Albin Kurti më 9 qershor.
Për 6 muaj ajo thënie u bë realitet, por dobësia karakteriale e lidershipit të LDK-së, paqëndrueshmëria dhe sidomos mungesa e iniciativës për t’i kapërcyer barrierat qesharake që vendoste PDK-ja, e çuan LDK-në në prehër të PDK-së, e cila vetë qëndron në prehër të Beogradit.
Se cili do të jetë fati i LDK-së e ulur në atë prehër, mbetet ta shohim, edhe pse autobusët për në Serbi nisën të mbushen përplot njerëz, si kurrë më parë, pas këtij zhgënjimi.
Por, arsyeja pse thënia e z. Kurtit nuk u bë thënie e vitit ishte sepse thënie e vitit, ndoshta pajtohemi këtu, u bë thënia e një zonje – si për t’ia mbyllur gojën të gjithë atyre që ankohen për barazinë gjinore.
Bëhet fjalë për deklaratën “Mos e dh*ni punën” dhënë në shqip prej ambasadores T.A. Jacobson në një debat me shoqërinë civile, i cili debat edhe pse quhej “Fol hapur” në fakt konsistoi në një varg penalltish pa portier.
E vetmja pyetje, e cila nuk ishte penallti e dhuruar për ambasadoren në atë debat, ishte pyetja e Ardian Gaxherit, i cili tha “Meqenëse thatë që politika në Kosovë ka nevojë për rifreskim, a po nënkuptoni që Hashim Thaçi duhet të lëshojë rrugë?”.
Kjo pyetje me sa duket ka qenë jashtë skenarit të debatit (i cili skenar ngjante me ato të filmave pornografikë, për nga parashikueshmëria, nga banaliteti, nga lineariteti e nga pozicionet e paracaktuara të dominimit skajor).
Por, ambasadorja menjëherë iu përgjigj pyetjes së papritur të Gaxherit duke thënë “Nuk e mendova atë.
Nuk e mendova fare atë”, e pastaj vazhdoi të sqarojë se si kur fliste për fytyra të reja në politikë e kishte fjalën për nivelet e ulëta, në nivelet e degës (sic!).
Pra, Kosova e mjerë paska nevojë thjesht për rifreskim të degëve të PDK-së...!
Skenari pornografik u mbyll me atë shprehjen banale “Mos e dh*ni punën!”, e cila si efekt të parë pati mbylljen e gojës së gjithë atyre që ankoheshin dhe rrudhnin buzët për gjuhën që përdor Fisnik Ismaili në profilin e vet të :Facebook”-ut.
Edhe pse krahasimi s’është shumë me vend, se te “Facebook”-u i vet Fisniku është sovran dhe askush nuk e ka për detyrim ta ndjekë, apo ta lexojë nëse s’i pëlqen gjuha e tij...
Ndërsa, deklarata e Jacobsonit u shpërnda me jehonë të madhe në secilën media në Prishtinë, Tiranë e Shkup, pra në të tria këto vende ku ambasadori është një lloj zëvendës-mbreti, një lloj valiu i sulltanit (shumë ndryshe nga ç’është i njëjti në botën perëndimore, ku duam të arrijmë përmes zbukurimeve të qyteteve për Vit të Ri).
Pasojë tjetër e deklaratës së Jacobsonit ishte edhe mbulimi i krimit të PDK-së, që nis prej Ramadan Mujës dhe kolegëve të tij, e përfundon te vetë Thaçi e Kadri Veseli.
Në fakt ky i fundit u rehabilitua si kryeparlamentar, edhe pse vështirë se do të harrohen bëmat e tij në tunelet e shërbimeve sekrete joshtetërore e jokombëtare.
Deklarata në këtë sens ishte mjaftueshëm patetike, një lloj flake e impotencës, flakë e kashtës, e cila prodhoi veç tym për të fshehur edhe pak ujqit që nuk duan të dalin prej vathës.
Kështu duhet kuptuar fjala “punën” tek deklarata. Sepse kur thuhet “Mos e dh*ni punën!” në një vend ku papunësia bën kërdinë e ku ekonomia ka qenë në buzë të humnerës (por tash ka bërë edhe një hap përpara), legjitime është të pyesësh “cilën punë?”.
Me sa duket paska qenë fjala për “punën” e Thaçit, Veselit & co.
Por edhe “puna” e Isa Mustafës, e mishëruar në 70 lëndë që qeverisja e “Vetëvendosjes” në Prishtinë i ka dërguar në Prokurori, “nuk u dh*”.
Në shumicën e lëndëve përgjegjësia për krime ekonomike mund të çonte drejtpërdrejt te ish-kryetari, Isa Mustafa, por tashmë këto lëndë janë futur në frigorifer për ngrirje, ku do të mbahen për të bërë presion në rast se kryeministri i ri nuk pranon gjithnjë të bëjë ç’i thonë. Kryeministra “me dosje” këta tanët!
Epitoma e kësaj shprehje u vu kur zonja shumë e nderuar Jacobson i tha kryepartiakëve “Ju të gjithë jeni të korruptuar, nuk e kuptoj pse po distancoheni nga Thaçi”.
Pra, vetë Jacobson e ka pranuar se e di shkakun e gjithë të këqijave në Kosovë, pra jo pa vetëdije ka ndërhyrë që gjithë të korruptuarit të bëhen bashkë për të qeverisur.
Dy ditë pasi tha këtë zonja ambasadore vizitoi ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të përgjithshëm, Sylë Hoxhën, vëllai i të cilit, Elez Hoxha, është në burg për korrupsion (i dënuar me 4 vjet, meqë ka pranuar ryshfet kur ka qenë gjykatës).
Pra rrethi u mbyll, edhe Prokuroria “u pajtua”, “puna” e Thaçit, Veselit dhe e Mustafës “nuk u dh*”, të gjithë e dimë që ata janë të korruptuar, por “so what?”.
Edhe Rustem Mustafa – Remi e di këtë punë, madje shkroi në “Facebook”-un e tij se “arsyeja se pse po emigrojnë shqiptarët nga Kosova jemi ne, qeverisësit e saj”. So what?
Në fakt ambasadorja me këtë shprehje të saj banale thjesht e fshiu shprehjen e “Vetëvendosjes” për hajna të dy ligave të ndryshme.
Ajo i kujtoi publikut se nuk është vetëm Thaçi i korruptuar (edhe pse për të nuk tha gjë specifike), por edhe Mustafa, Haradinaj e Limaj (për të cilët e konkretizoi akuzën).
Praktikisht kur tha “Mos e dh*ni punën” ambasadorja në fakt i tha “Vetëvendosjes” “ta dh*fsha LAN-in”.
Ajo e bëri të qartë për njerëzit se vetëm “Vetëvendosja”, prej forcave politike, nuk është e prekur nga sëmundja e krimit dhe e korrupsionit.
Por, njëkohësisht e bëri të qartë se misioni i saj është që të mbajë PDK-në në pushtet, siç edhe ia doli ta bënte.
Se përndryshe, pse nuk takohet kjo ambasadore me “Vetëvendosjen”, për të dialoguar me të?
A nuk është kjo zonjë e njëjta që bën thirrje për dialog përtej çdo kujtese të keqe, përtej së shkuarës, midis PDK-së dhe LDK-së apo në mes Kosovës dhe Serbisë?
Pse jo dialog mes ambasadores dhe “Vetëvendosjes”? Ajo ka thënë se “Vetëvendosja” duhet të kërkojë falje, pastaj të dialogojë me të.
Për cilin faj të kërkojë falje “Vetëvendosja”? Për pretendimin se një protestues paska prekur në dorë ambasadoren dikur?
Po ky pretendim është hedhur poshtë publikisht prej dëshmitarit direkt, që atë ditë ishte me ambasadoren, zotit Haki Demolli, i cili tashmë është ministër i rëndësishëm në Qeverinë e mbështetur nga zonja Jacobson.
Haki Demolli tregoi se asnjë protestues nuk iu afrua grupit ku bënte pjesë ai dhe ambasadorja...
Pastaj, edhe nëse supozojmë se ministri i FSK-së, Haki Demolli, është një rrenacak dhe se një protestues i “Vetëvendosjes” paska prekur krahun e ambasadores, a është kjo arsye për të mos dialoguar me “Vetëvendosjen” dhe për të mbështetur krijimin e një Qeverie, korrupsionin bajat të së cilës vetë ambasadorja e pohon publikisht?
A është kjo po e njëjta zonjë që thotë “ta lëmë pas historinë” kur mbështet dialogun Prishtinë-Beograd, edhe pse Beogradi s’ka kërkuar kurrë falje askujt për asgjë?
Apo në të vërtetë ambasadoren e pengon dëshira e “Vetëvendosjes” për dinjitet e sovranitet për popullin e Kosovës barabar me çdo popull tjetër?
Por, le t’i lëmë këto tema të rënda, le të përqendrohemi te Hit Parade-t edhe te dritat, me të cilat do t’i stolisim qytetet, bredhat dhe koncertet në vendin tonë të stërvarfër e të stërvjedhur.
/Shqiptarja.com