Thaçi: Aksioni i 25 korrikut
vendimtar për Kosovën

Thaçi: Aksioni i 25 korrikut<br />vendimtar për Kosovën
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se aksioni i vitit të kaluar për shtrirjen e dorës së shtetit në veri ishte vendimtar për Kosovën dhe vetëdijësoi botën se vendi mund të funksionojë pa iu cënuar integriteti territorial.

Në një interviste dhënë RTK-së gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri përsiriti edhe një herë ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

Intervenimi i institucioneve të Kosovës, më 25 korrik të vitit të kaluar, për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, në veri të vendit, ndonëse simbolik, reflektoi efektet e saj, të cilat analistët vlerësojnë se peshojnë pozitivisht. Gjatë këtij aksioni mbeti I vrarë pjesëtari i njësisë speciale të policisë “Rosu”, Enver Zymberi, i cili më pas u shpall “Hero i Kosovës” nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt