Thaçi: As ndryshim koalicioni, as zgjedhje të parakohshme

Thaçi: As ndryshim koalicioni, as zgjedhje të parakohshme
Kryeministri i Kosovë, Hashim Thaçi, ne mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka folur lidhur me koalicionin e mundshëm të shumëpërfolur mes PDK dhe AAK, duke thënë se do t’i beje me dije gjithë atyre që në mënyrë jo meritorë dëshirojnë të jenë pjese e qeverise, se nuk do te ketë kurrfarë koalicioni tjetër dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme por vetëm ato që janë të parapara në afatin ligjor dhe kushtetues.

"Siç e dini ka mbetur edhe rreth 40 ditë që do të merret vendimi përfundimtar i përmbylljes së mbikqyrjes së pavarësisë. Të gjitha priooritetet dhe agjendat që kanë qenë të planfiikuara janë duke u kryer në përpikëri të plotë. Pres që edhe me rifillimin e punës së Kuvendit të kryhen edhe obligimet që ka Kuvendi për ndryshimet e nevojshme kushtetuese që të pltoësojmë agjendën paraprake të përmbylljes së mbikqyrjes së pavarësisë", tha kryeministri Thaçi.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për mandatin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke thëne se PDK-ja, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetues të Kosovës dhe Kushtetutën në përgjithësi.

Ai ka shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e presidentes me së shumti e ka dëmtuar PDK-në, pasi, sipas tij, po të mbaheshin zgjedhjet për president, padyshim se këtë mandat do ta fitonte PDK. “Sido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në anën tjetër, zv/kryeministri Hajredin Kuçi ka komentuar letër-këmbimin mes institucioneve të Kosovës dhe Brukselit për mandatin e EULEX-it në dy vitet e ardhshme.
"Kemi negociuar me EULEX-in se si të vazhdohet mandati dhe kemi arrritur në përfundim që të bëjmë letërkëmbim bilateral mes institucioneve të Kosovës dhe Brukselit që do të miratohet në Kuvendin e Kosovës si formë e marrëveshjeve bilaterale.
Baza legale thekson 17 shkurtin 2008, 8 shkurtin 2008 si ftesë dhe kemi arritur në përfundim që të mos përfshihet rezoluta 1244 e KS të OKB 1244.", ka thënë zv/kryeministri Kuçi.

 Mandati i propozuar nga qeveria e Kosovës 15 qershor 2014. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital