PRISHTINE - Kryeministri Hashim Thaçi ka përfunduar raportimin e radhës në Kuvend rreth bisedimeve Kosovë–Serbi. Në raportimin e tij, Thaçi ka thënë se Serbia duhet pa kushte t’i shpërbëjë strukturat e sigurisë. Sipas tij, raundi i radhës do të jetë i vështirë për Serbinë dhe vendimtar për bisedimet.

“Ka pajtueshmëri edhe nga ana e Serbisë që duhet ta bëjë këtë. Procesi do të mbikëqyret nga një mekanizëm ndërkombëtar ku do të jetë EULEXi dhe institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka pohuar ndërkaq se në raundin e fundit nuk është arritur marrëveshja për shkak të dallimeve fondamentale rreth çështjes së kompetencave të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndaj palës kosovare, sipas tij, nuk ka presion. “Ne nuk kemi asnjë lloj presioni, kurrfarë presioni”, ka thënë Thaçi.

(Marrë nga "Ekspress)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)