Thaçi-Daçiç, nuk do të kenë
më shtrëngim duarsh

Thaçi-Daçiç, nuk do të kenë<br />më shtrëngim duarsh
PRISHTINE- Nuk do të ketë më një shtrëngim duarsh mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiç, të paktën si udhëheqës të qeverive aktuale të Kosovës dhe Serbisë.
 
Sipas mediave kosovare, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Baronesha Catherine Ashton, ka hequr dorë nga përpjekja për të arritur në një takim mes dy kryeministrave, përpara zgjedhjeve në Serbi.
 
Pavarësisht insistimit të Brukselit për të realizuar edhe një tjetër takim, për të arritur në tri pajtime, pa të cilat zbatimi i marrëveshjes së Brukselit nuk do të ishte i mundur.
 
Siç mësohet, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë rënë dakord përsa i përket gjykatave, shpërbërjes së formacionit paraushtarak “Civlina Zastitna". Gjithashtu, këto dy vende nuk janë pajtuar ende për statusin e Asociacionit/bashkësisë të komunave serbe.
 
Gjithmonë sipas mediave kosovare, baronesha Ashton do të provojë të realizojë një takim të radhës pas zgjedhjeve në Serbi, duke filluar nga java e parë pas datës 16 mars. Por derisa Beogradi të ketë një qeveri të re, një takim i tillë nuk do të mund të realizohet.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan