Thaçi-Daçiç: Pajtueshmëri për
shpërbërjen e strukturave në veri

Thaçi-Daçiç: Pajtueshmëri për<br />shpërbërjen e strukturave në veri
BRUKSEL - Ka përfunduar pa asnjë marrëveshje raundi i gjashtë i bisedimeve ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçic. Hashim Thaci e ka cilësuar si konstruktiv, derisa ka thënë se ka marrë pajtueshmëri verbale për shpërbërjen e strukturave paralele të sigurisë në veriun e Kosovës.

“Ishte takim konstruktiv në frymën e mundësive për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saj. Është bërë progres në kuptimin e asaj që të kemi rend dhe ligj edhe në veri, të kemi rend demokratik, të kemi zgjedhje të lira, zgjedhje ku vetë qytetarët mund të zgjedhin përfaqësuesit legjitimë", deklaroi Thaci.

Ai ka pranuar se është diskutuar edhe për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, gjithmonë sipas ligjeve të Kosovës, por në asnjë rrethanë me ndonjë mandat legjislativ apo ekzekutiv, apo Ahtisaari plus përkundrazi gjithmonë gjithçka do të mbetet në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane”.

Kryeministri i Kosovës deklaroi se “Ka pasur një pajtueshmëri verbale për shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave të sigurisë si dhe për funksionimin e sistemit të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës edhe në veri”.

Pavarësisht se në raundin e 6-të nuk ka pasur një marrëveshje konkrete për veriun e Kosovës Thaci ka deklaruar se është optimist për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë .

Takimi i ardhshëm do të mbahet më 20 mars.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve