Thaçi debat për marrëveshjet me
Serbinë: Nuk jemi armiq “organikë”

MYNIH - Në Konferencën e Sigurisë në Mynih është zhvilluar edhe një debat për Kosovën dhe arritjet e vendit gjatë këtyre viteve, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri, Hashim Thaçi. Sipas tij nuk është e vërtetë  që “serbët dhe shqiptarët janë armiq "organikë”. 
 
Duke folur në këtë tryezë, Thaçi ka deklaruar se, "paqja nuk arrihet duke evokuar emocione të së kaluarës”.
 
“Bashkëpunimi i ndërsjellë Kosovë - Serbi është i vështirë emocionalisht, por politikisht dhe praktikisht më se i arritshëm. Faktet e hidhura të konfliktit njëshekullor janë të rënda, por argumentet e së ardhshmes janë më të fuqishme për arritjen e paqes", ka theksuar kryeministri i Kosovës gjatë fjalës së tij.
 
Deklaratat e tij, Thaçi i ka publikuar edhe në profilin e tij në Facebook. “Sot isha panelist në Konferencën e Sigurisë në Mynhen. Para publikut me liderë botërorë, ministra të jashtëm europianë, senatorë dhe deputetë, media globale dhe udhëheqës ushtarakë, paraqita disa teza në debat me Baroneshën Ashton dhe Kryeministrin Daçiç, organizuar enkas për ta shënuar suksesin historik të dialogut”, shkruan kryeministri i Kosovës në Facebook.
 
Sipas tij, “të dy kryeministrat do të fitonin më shumë duartrokitje në kryeqytetet tona nëse nuk do t'a arrinim marrëveshjen. Ekziston bindja në Serbi dhe Kosovë por edhe më gjërë se serbet dhe shqiptarët jane armiq "organikë" dhe se kurrë nuk do të mund të bashkëpunojnë. Une nuk i besoj kësaj logjike. Konflikti ka krijuar një hendek dhe urrejtje të thellë, por unë besoj në fqinjësi të mirë serbo-shqiptare.
 
“Marrëveshja nuk është dorëzim i njëri-tjetrit por reflektim për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Cfarëdo arritje e paqes është më e vështirë se fillimi i konfliktit”, ka theksuar kryeministri i Kosovës, gjatë fjalës së tij në konferencën e Sigurisë në Mynih.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'