Si askund tjetër në Europë, historia e Ballkanit Perëndimor ishte e shkruar me gjak. Nga nxitja e Luftës së Parë Botërore, nëpërmes okupimit dhe rezistencës në Luftën e Dytë Botërore dhe me betejat dhe barbarizmat që u përcollën me ndarjen e Jugosllavisë, banorët e këtij regjioni kishin vuajtur mjaft.
Të premten e kaluar, Ivica Dacic dhe Hashim Thaçi vendosën që gjërat të ecin ndryshe. Pas gjashtë muajsh dialogu direkt, Kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë u pajtuan për të normalizuar marrëdhëniet në mes të dy vendeve.
Ata hodhën hapat praktik që do të ndihmojnë popujt e tyre që të dëbojnë frikën, që të ecin drejt prosperitetit dhe rolit të tyre të plotë si anëtar në familjen europiane.
Nuk duhet ekzagjeruar shumë. Ky nuk është fundi i rrugës. Në një degëzim të rrugëve, në javën e fundit, dy burrat trima zgjodhën rrugën në të cilën do të shënohet paqe.
Ky nuk është rezultati që kanë pritur shumica e njerëzve para gjashtë muajve kur unë i solla në zyre z. Thaçi dhe z. Dacic, së bashku në Bruksel. Ata kurrë nuk ishin takuar më parë.
Me vite zyra e komisionarit kishte organizuar dialogun teknik, ku nga dita në ditë kanë diskutuar problemet ashtu siç është dashur të ndodhë, për kufirin në mes të Serbisë dhe Kosovës. Këto bisedimet arritën kulmin kur impetusi politik ishte i nevojshëm, kjo do të thoshte se në të duhet të përfshiheshin dy kryeministrat.
Në mbrëmjen e 19 tetorit, z. Thaçi dhe z. Dacic hynë në zyrën time të re të European External Action Service. Asnjëri nuk ishte i sigurt se si do të ishin lajmet e tyre pas takimit kur ata do të ktheheshin në shtëpi. Kur fotografi i ynë bëri një fotografi të dy burrave së bashku, prita derisa dy kryeministrat të ndiheshin rehat dhe mandej ajo të botohej.
Detyra e tyre ishte të gjejnë mënyra që të ndihmojnë me dhjeta apo mijëra serb kosovarë që jetojnë në Veri të Kosovës. Shumica e debatit ishte për historinë. Pyetja ishte si do të përfundonte ai.
Ky takim i parë zgjati vetëm një orë. Qëllimi i tij nuk ishte zgjidhja e dallimeve por të shikohet nëse kishte ardhur koha për një dialog të drejtpërdrejt. Mendoja që kishte ardhur. Më e rëndësishmja, kështu mendonin edhe ata.
Edhe nëntë takime të tjera u mbajtën. Ndonjëherë ato ishin të gjata, më shumë se 14 orë, gjithmonë të koncentruar në detaje dhe ndonjëherë të tensionuara. Ndonjëherë, ftoja edhe zëvendëskryeministrat dhe të tjerët nga të dy palët që të bashkohen. Një marrëveshje do të bëhej vetëm nëse nënshkruhej nga koalicionet e gjëra, si të Serbisë ashtu edhe të Kosovës.
Në fund, të dy palët gjetën një gjuhë të përbashkët për një nivel autonomie për serbët kosovarë që do të plotësonte kërkesat e tyre. Marrëveshja e tyre ishte përkrahur nga spektri i gjerë politik, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë.
Ka mbetur edhe shumë punë për implementimin e marrëveshjes në praktikë. Megjithatë, mendoj se duhet reflektuar në katër mësime të mëdha që i mësuam në këto gjashtë muaj.
• Një lidership i guximshëm është vital nëse kërkohet një ndryshim i qëndrueshëm. Kushti normal i politikës është shfrytëzimi i vijave ndarëse dhe nxitja e ndryshimeve. Nevoja për bërje të paqes është të kërkohet një pikë e përbashkët për të dizajnuar të ardhmen. Gjatë gjashtë muajve të kaluar kam parë burra si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina që kanë evoluuar nga politikanë në njerëz paçebërës. Ata e dinë se kanë marrë në supe rreziqe, mirëpo, për të mirën e tyre, ata nuk janë përmbajtur.
• Europa e sotme – në të vërtetë, bota sot – është e shkujdesur. Ne kemi shumë identitete që jo gjithmonë kanë arritur të përshtaten në kombe në shekullin XIX apo në shtete kombe. Një nga sfidat më të mëdha në shumicën e konflikteve sot është të njihet dhe të ndihmohen këta njerëz me identitet të ndryshëm dhe të gjenden mënyra për të shkëmbyer me njëri tjetrin të njëjtën hapësirë për të jetuar me respekt në një vend. Pastaj ne kemi mundësinë që të zotërojmë çmimin real: festimin e një triumfi për diversitetin.
• Unioni Europian mund të bëj ndryshime të mëdha. Është një eksperiment i madh që bën që diversiteti të punoj në llogari të të gjithë neve. Po, aty ka edhe të meta. Për momentin ne po përballemi me sfida ekonomike. Në përgjithësi ai po funksionon. Kjo është arsyeja se pse popujt e Europës Lindore dëshirojnë që të na bashkohen neve sa më shpejt që prej se u liruan nga dominimi sovjetik. Tani Serbia dhe Kosova dëshirojnë të na bashkohen. Marrëveshja e fundit ka nisur një proces që do ja bëj të mundur atyre këtë gjë.
• Pushteti i fortë – forca ekonomike dhe ndonjëherë edhe forca ushtarake – ka vendin e tij, por pushteti i butë e luan rolin e madh. BE vazhdon që të tërheqë anëtar të rinj jo vetëm pse përkrah tregun, punën dhe investimet por sepse qëndron prapa vlerave, siç janë liria dhe demokracia që inspiron popujt anembanë globit.
Pushteti i fortë thërret për kalkulime; pushteti i dobët e shpërblen imagjinatën. Çfarë Ivica Dacic dhe Hashim Thaçi treguan kur erdhën në zyrën time ishte se ata kishin guxim dhe imagjinatë për një të ardhme më të ndritur të popujve të tyre.
Këtu, pastaj, është shpresa e ime (E theksoj “shpresë”: sepse ende nuk është e sigurt). Që prej 100 viteve të kaluara Ballkani Perëndimor ishte i njohur si djep i luftërave. Nga tani e tutje, duhet të njihet si djep i paqes.
Nga Catherine Ashton
/Shqiptarja.com