“Ne besojmë se abuzimi i Serbisë me sistemin, Njoftimi i Kuq, i Interpolit, që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt, është tmerrues”, thuhet në njoftimin e Zyrës së demokratit Engel dërguar mediave, dhe shtohet se “ne kërkojmë nga Franca që në mënyrë efikase ta procesoj rastin dhe ta kthejë atë në shtëpi në Kosovë, sa më shpejtë”, sipas REL.
Thaçi theksoi se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajnë përgjegjëse Serbinë për këtë abuzim të Interpolit” dhe se “në Evropë, procesi i pranimit të Serbisë duhet të ndalet derisa ajo të vazhdoj me obligimet e saj për normalizim të raporteve me Kosovën”.
“Po ashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë të ditur Beogradit se raportet do të vuajnë derisa ai të kthehet në rrugën konstruktive”, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel.
dy.b/shqiptarja.com
