Thaçi dhe Mustafa darkojnë fshehurazi

Thaçi dhe Mustafa darkojnë fshehurazi
Në orët e mbrëmjes në një restorant në periferi të Prishtinës kanë darkuar kryeministri Hashim Thaçi,njëherësh kryetar i PDK-së dhe lideri i LDK-së Isa Mustafa. Si gjithnjë, në takime është parë duke ju bashkangjitur edhe ambasadori amerikan, Christopher Dell.

Mediat nuk janë lejuar të filmojnë brenda, derisa takimi zgjati disa orë.

Thaçi e Mustafa pas këtij takimi nuk dhanë shumë detaje rreth takimit. Në një prononcim rreth mesnate për RTK, duke dalur nga restoranti ata insistuan se ky ishte vetëm një takim i zakonshëm pune. 
Thaçi e Mustafa deklaruan se kanë biseduar për rolin që duhet ta luajnë pozita e opozita në këtë realitet politik pas zhvillimeve të fundit.

"Ishte një darkë e punës, e përbashkët. Diskutuam për zhvillimet politike. Kemi qendrim unik." u prononcua Thaçi.

Në anën tjetër, Isa Mustafa, kryetari i LDK-së tha se jemi kundër zgjedhjeve në veri dhe do të unifikojmë qëndrimet nacionale.

Ambasadori amerikan nuk u prononcua fare, por një burim i shqiptarja.com thotë se çështjet e ngritura nga ndërmjetësi i BE-së Kuper dhe ambasadori britanez Klif që veriu të dialogohet ishin pjesë e diskutimeve të mbrëmshme.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin