PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Aleksandër Vulin mund të vijë në Kosovë si njeri paqësor, por do të arrestohet në rast se në Kosovë vjen me uniformë paramilitare.
“Gjithmonë kemi vlerësuar se Vulin duhet të vije në Kosovë si njeri, si njeri i civilizuar... Si njeri paqësor dhe në pajtim me standardet, me mesazhe të përafrimit, të mirëkuptimit dhe ndihmëses, por jo me uniformë të paramilitarëve”, ka thënë kryeministri Thaçi në një intervistë për televizionin boshnjak BHT1, citon orainfo.
Një delegacion i gjerë i qeverisë së Serbisë, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Aleksandër Vucic, pritet të vijë të premten në Kosovë, për t’i përkrahur serbët lokalë të dalin në zgjedhje me pretendimin për të marrë pushtetin në komunat ku përbëjnë shumicën.
Kjo vizitë, e paralajmëruar në formë ekskursioni pasi që është thënë se do të shtrihet në shumë mjedise të banuara me serbë, është bërë edhe problematike për shkak të insistimit të qeverisë serbe që në delegacion të përfshihet edhe ministri pa portofol për Kosovën, Aleksandër Vulin.
Ky i fundit, të paktën sipas deklaratave të autoriteteve të Prishtinës, po hetohet nën dyshimet se ka kaluar ilegalisht kufirin, andaj nëse përfshihet në delegacion mund t’i shqiptohet masa e arrestit.
Fillimisht, ndaj tij ishte shqiptuar masa e ndalesës për të hyrë në Kosovë gjatë kohës së fushatës, pasi që kishte shkelur marrëveshjen e Brukselit duke bërë fushatë dhe dhënë mbështetje listës serbe e cila garon për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com