Thaçi e Daçiç në OKB: Të
vendosur për zbatim të marrëveshjes
Në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u zhvillua të premten (14 qershor) në Nju Jork, është vlerësuar lart marrëveshja e 19 prillit, e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel.
NJU JORK- Në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u zhvillua të premten (14 qershor) në Nju Jork, është vlerësuar lart marrëveshja e 19 prillit, e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel.
Ajo është cilësuar si historike nga të dy kryeministrat, derisa sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon, por edhe ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, kanë bërë thirrje për zbatimin sa më të shpejtë të saj.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshja konfirmon dhe ruan sistemin unik dhe legal të Kosovës, si autoritet të vetëm legal në vend.
Ai, gjithashtu, ka potencuar se marrëveshja mbron të gjitha komunitetet, duke iu ofruar atyre siguri fizike dhe humane.
Ndërkaq, kryeministri serb, Ivica Daçiç, në këtë seancë ka thënë se Serbia është e vendosur që t’i vërë pikë së kaluarës, e cila siç është shprehur ai, nuk mund të ndryshohet.
Daçiç ka theksuar se marrëveshja e prillit, është e para e këtij lloji e arritur ndërmjet dy palëve dhe se në të ardhmen, sipas tij, do të bisedohet për kthimin e personave të zhvendosur dhe pronës.
Kryeministri serb është shprehur se të gjitha raundet e negociatave janë zhvilluar pa paragjykim ndaj çështjes së statusit të Kosovës, duke shtuar se Serbia ka treguar gatishmërinë e saj për të shkuar përtej gjendjes së tanishme.
Ndërkohë, pasi e ka vlerësuar si sukses historik marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ban Ki-Moon ka ftuar të dy palët që të hapin kanalet e komunikimit dhe të bëjnë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes.
“Ajo është arritje historike. Si rezultat i saj, perspektivat për të kapërcyer trashëgiminë e konfliktit të kaluar dhe për të arritur pajtim, stabilitet dhe prosperitet janë më të mëdha se kurrë”, ka deklaruar Ban ki Moon.
Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
38.3%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 6711
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)
30 Korrik, 16:07
-
I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në burg ish-drejtorin e ARRSH Evis Berberin
30 Korrik, 16:00
-
'Dua Hotel' në qendër të Majamit, 44 katet e suksesit të investimit që flet shqip
30 Korrik, 15:59
-
Tritol tragetit për konkurrencën e linjës Sarandë- Korfuz, Muho përfundon në spital! Në atentatin e dështuar vdiq shoku i tij Armandi Nelaj
30 Korrik, 15:55
-
Durrës/ Aksident në Unazën e plazhit, automjeti përplaset me motorin e shpërndarësit të picave! Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë
30 Korrik, 15:54
-
Tiranë/ Ra nga lartësia teksa po punonte në një pallat në ndërtim, ndërron jetë 58-vjeçari
30 Korrik, 15:51
-
Saranda e bukur e lënë vetëm, me litarin e problemeve në qafë
30 Korrik, 15:43
-
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi mbeten në “arrest shtëpiak”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë
30 Korrik, 15:32
-
Videolajm/ Flakët i afrohen 'Inheritor resort' në Shëngjin, zjarrfikësit përpiqen ta ndalin! Pushuesit largohen
30 Korrik, 15:19
-
VIDEOLAJM/ Situatë kritike tek Rana e Hedhun, zjarri zbret në bregdet, digjen disa çadra! Flakët rrethojnë resortin
30 Korrik, 15:12
-
Hetimet e dosjes “Toyota Yaris” e arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka, SPAK: Informacionet erdhën nga shërbimet partnere
30 Korrik, 15:04
-
Rezoluta në fletore zyrtare, Kuvendi kërkesë Konkurrencës: Heto çmimet e ushqimeve, spitalet private e ndërmarrjet në industrinë e turizmit
30 Korrik, 15:01