Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i qeverisë serbe, Ivica Daçiç do të marrin pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 21 gusht në New York, ku do të shqyrtohet raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun për situatën në Kosovë.
Sipas shkrimeve të medieve në Kosovë, pritet që sekretari Ban Ki-mun të “bëjë presion” ndaj autoriteteve në Prishtinë e Beograd për të dëshmuar më shumë konstruktivitet në tejkalimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tashti në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Sipas gazetës Epoka e Re, në takimin e Këshillit të Sigurimit do të marrin pjesë kryeministri serb, por edhe shefi i ri i diplomacisë së Beogradit, Ivan Mërkiç, kurse nga pala e Kosovës, aty do të jenë kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.
/Shqiptarja.com