Thaçi e fton Bukoshin të rikthehet
si Zv.Kryeministër në Qeveri

Thaçi e fton Bukoshin të rikthehet<br />si Zv.Kryeministër në Qeveri
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar Bujar Bukoshin që të kthehet në Qeveri për ta ushtruar detyrën e tij si zëvendëskryeministër. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” një burim qeveritar. “Kryeministri e ka ftuar Bujar Bukoshin që ta vazhdojë punën si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ky burim.

Kryeministri Thaçi më 9 korrik të vitit të kaluar kishte liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit, Bujar Bukoshin, derisa organet e drejtësisë të kryenin misionin e tyre.Bujar Bukoshi ka thënë për “Epokën e re” se është i gatshëm të vazhdojë të jap kontribut për shtetin e Kosovës.

Marrë nga Indeksonline
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin