KOSOVE - Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj pritet t’i festojnë Krishtlindjet si partnerë qeveritarë. Kryetarët e të dyja partive të dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës planifikojnë ta zyrtarizojnë koalicionin PDK-AAK para 24 dhjetorit, kështu shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas gazetës, burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se Haradinaj është pajtuar që të punojë me direktivat e Thaçit si zëvendëskryeministër.
“Hashim Thaçi do të vazhdojë të jetë kryeministër, Haradinaj zëvendës i tij, ndërkohë që AAK-ja pritet t’i marrë tri ose pesë ministri”, ka thënë një zyrtar i lartë, i cili është në brendësi të bisedimeve që janë zhvilluar mes Thaçit e Haradinajt.
Jozyrtarisht të njëjtën gjë e kanë pohuar edhe zyrtarë të lartë të AAK-së, duke shtuar se detajet e marrëveshjes së plotë do të bëhen publike tek pas zyrtarizimit të koalicionit.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com