PRISHTINE- Marrëveshja e arritur mes PDK’së, LDK’së dhe AKR’së vitin e kaluar pritet të nisë të zbatohet pjesërisht. Për këtë janë marrë vesh Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, gjatë një takimi me ambasadorët e QUINT’it. Kryeministri tha se do të vazhdojë reforma zgjedhore. Por, reforma kushtetuese që prek çështjen e Presidentes nuk është përmendur.
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë bërë marrëveshje të re për zbatimin e marrëveshjes së vjetër të vitit të kaluar, por vetëm sa i përket reformës zgjedhore dhe jo edhe asaj kushtetuese.
Thaçi dhe Mustafa janë takuar të premten në një hotel të kryeqytetit, ku kanë marrë pjesë edhe Nënkryetari i AAK’së, Blerim Shala, Sekretari i AKR’së, Ibrahim Makolli, Slobodan Petrovic i SLS’së si dhe ambasadorët e vendeve të QUINT’it (SHBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermania dhe Itali).
Thaçi dhe Mustafa dhe zyrtarët e partive të tjera janë pajtuar vetëm të ecë përpara reforma zgjedhore si dhe të vazhdojë punën Komisioni për Reformë Zgjedhore, i cili ishte bojkotuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Si zakonisht, para mediave ka folur vetëm Thaçi, ndërsa Mustafa dhe Shala nuk kanë reaguar.
“Jemi dakorduar të gjithë të respektojmë deri në fund marrëveshjen e arritur mes liderëve politikë. Janë angazhuar në këtë proces edhe AAK’ja dhe partitë e tjera”, ka thënë Thaçi pas takimit.
(sg/express/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com