Thaçi emëron serbin Milan
Zdravkoviç si ministër të Shtetit

Thaçi emëron serbin Milan<br />Zdravkoviç si ministër të Shtetit
PRISHTINË - Ministër i Shtetit në Qeverinë e Kosovës do të jetë Milan Zdravkoviç, i cili përfaqëson komunitetin serb.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Zëri” në Kosovë, e cila ka raportuar e para se së shpejti ekzekutivi kosovar do të zgjerohet edhe me një ministri të re, përkatësisht me Ministrinë e Shtetit.

Raportohet se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë e ka marrë vendimin, vetëm se nuk e ka nënshkruar atë, gjë që do të ndodhë së shpejti.

Dikasteri që do të drejtohet nga pjesëtari i komunitetit serb do të jetë Ministri pa Portofol në Qeverinë e Kosovës, dhe si e tillë do të jetë përgjegjëse për rininë, inovacionin dhe mundësitë e barabarta.

Ndërkaq, Zdrakoviç, 33 vjeç jeton në komunën e re serbe, Ranillug.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore