Thaçi flet si ministër i Jashtëm:
Bëj gjithçka që Kosova të njihet

Thaçi flet si ministër i Jashtëm:<br />Bëj gjithçka që Kosova të njihet
PRISHTINË - Në tagrin e ministrit të Jashtëm dhe zv.kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të bëjë çmos për të bindur 5 vendet anëtare të BE-së që s’e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Thaçi është shprehur: “Diplomacia e Kosovë do të angazhohet fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit me institucionet euroatlantike, institucionet e Bashkimit Europian dhe të NATO-s.

Kosova do të vazhdojë me përpjekjet e saj praktike për të bindur pesë vendet anëtare të BE –së se njohja e pavarësisë së Kosovës është vendim i drejtë dhe me interes të stabilitetit dhe unitetit europian”, ka theksuar Thaçi.

Lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, ministri i jashtëm u shpreh i gatshëm të punojë për normalizimin e marrëdhënieve që do të finalizoheshin me njohjen e ndërsjellë që do të mundësonte edhe jetesën në paqe mes dy vendeve fqinje.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK