Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të heshtë edhe pasi Supremja e shpalli fajtor për vepër penale kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun, i cili duhet të vuajë dënimin prej 3 vjet e gjysmë burg. Ky konfirmim i Supremes e çon në dy numrin e kryetarëve komunalë të dënuar nga radhët e Partisë Demokratike.

Më parë ishte shpallur fajtor edhe kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili. Pas konfirmimit të dënimit ai ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit.

Edhe tre kryetarë të tjerë komunash po nga PDK-ja janë duke u hetuar, njofton KTV.

Shoqëria civile e quan të frikshëm faktin që kryetarët e komunave po dënohen për vepra kriminale.
/rg/shqiptarja.com/