Thaçi i kundërpërgjigjet Daçiç:
S'ka dialog të drejtpërdrejtë me ju

Thaçi i kundërpërgjigjet Daçiç: <br />S'ka dialog të drejtpërdrejtë me ju
KOSOVE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar të dielën se ende nuk ka ndonjë lëvizje sa i takon çështjes së bisedimeve me Serbinë.

Thaçi ka theksuar se pas refuzimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nga ana serbe, tash e tutje gjithçka varet nga ndërmjetësuesja e dialogut baronesha Ashton.

“Adresa për çdo përgjigje është në Bruksel dhe konkretisht te baronesha Ashton. Të tjera negociata nuk do të ketë, tjetër adrese nuk do të ketë dhe dialog të drejtpërdrejtë nuk do të ketë”, ka thënë Thaçi, pas promovimit të librit "Vitet me Tony Blair", të autorit Alastair Campbell.

Kjo deklaratë e Thaçit, vie si kundërpërgjigje ndaj kryeministrit serb Daçiq, i cili dje ka deklaruar se palët mund të flasin direkt pa ndërmejtësim e BE-së , pasi që sipas tij problemi i Kosovës është problem i Beogradit dhe Prishtinës./Indeksonline/

(Marrë nga Indeksonline)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset