Pas takimit të dytë me homologun serb Ivica Daçiç, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur takimet informuese me përfaqësuesit politik në Prishtinë.
Në bashkëbisedimin me Presidenten Atifete Jahjaga, Thaçi tha se në Bruksel kishte ngritur çështjen e personave të pagjetur duke e cilësuar prioritet të dialogut.
Sipas tij, është kërkuar tërheqja dhe shpërbërja e strukturave ilegale të Serbisë që veprojnë në një pjesë të territorit të shtetit të Kosovës. Siç njofton zyra e shtypit e Presidencës, Thaçi i ka kushtuar rëndësi në dialogun me Daçiçin edhe çështjes së transparencës së financimeve të Beogradit në Kosovë.
Jahjaga i ka dhënë mbështetje të plotë procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke theksuar që kjo do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Kryeministri Thaçi do të kryejë takime informuese edhe me kryeopozitarin Isa Mustafa, nënkryetarin e AAK-së Blerim Shala dhe më pas edhe në Kuvendin e Kosovës.
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com