Thaçi: Jam gati të raportoj në
Kuvend për takimin me Daçiç

Thaçi: Jam gati të raportoj në <br />Kuvend për takimin me Daçiç
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shkruar letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka shprehur gatishmërinë për të raportuar para Kuvendit lidhur me takimin e zhvilluar në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

"Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, si dhe në përputhje me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka drejtuar sot një shkresë zyrtare Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Kryesisë së Kuvendit, ku ka shprehur gatishmërinë që të raportojë para Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me takimin e dytë të zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK