Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është adresuar dje Kuvendit duke "raportuar" për punën e tij në krye të shtetit. Përveç deputetëve të opozitës, seanca është bojkotuar edhe nga disa përfaqësues të LDK-së.
Thaçi ka thënë se gjatë periudhës sa është në postin e presidentit ka ndërmarrë veprime për të garantuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve, për fuqizimin e rendit dhe ligjit.
“Ne kemi identifikuar disa mangësi, prandaj edhe kam vepruar menjëherë duke kërkuar ndryshim-plotësimin e Kodit Penal me qëllim që t’i korrigjojmë ato dhe të mos lejojmë askënd që t’i shmanget apo abuzojë me drejtësinë dhe ligjin në Kosovë. Ministria e Drejtësisë dhe organet tjera relevante kanë filluar punën dhe tani janë duke përgatitur rekomandimet për ndryshimet që duhet bërë”, ka deklaruar Thaçi.
Kreu i shtetit, gjatë adresimit të tij para deputetëve, ka folur edhe për ndërtimin e murit pranë urës së Ibrit, nga serbët. Thaçi ka thënë se Kosova është e pandashme, dhe se nuk do të ketë barrikada e mure, por vetëm ura që na bashkojnë.
“Muri nuk do të qëndrojë aty e askund tjetër. Muri nuk do të shkurtohet e as zvogëlohet për disa centimetra, por do të hiqet nga baza. Nuk do të ekzistojë fare”, ka theksuar Thaçi. Megjithatë ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij, se Kosova ka zotime kushtetuese e ligjore për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, Thaçi ka thënë se ajo nuk është produkt i vendimeve politike të gabuara dhe se nuk duhet të shikohet si ndëshkim, por si avantazh për vendin.
“Presioni ndërkombëtar për themelimin e saj ka ardhur si rezultat i përvojës së keqe në mbrojtjen e dëshmitarëve. Unë besoj në Zot dhe vlera morale, ndërgjegje, drejtësi e pajtim, duke mos e akuzuar apo ofenduar askënd për asgjë. Por, duke i ftuar të gjithë për drejtësi, solidaritet dhe pajtim ndëretnik”, ka potencuar Thaçi.
Në fund, kryetari i Kosovës ka thënë se vendi padrejtësisht është i izoluar nga Bashkimi Evropian në aspektin e lëvizjes pa viza në Zonën Shengen.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com