Thaçi: Jo dialog me Serbinë
pa zbatimin e marrëveshjeve

Thaçi: Jo dialog me Serbinë <br />pa zbatimin e marrëveshjeve
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës ruan të palëkundur qëndrimin e saj se nuk do ketë bisedime me Serbinë pa implementimin e marrëveshjeve të arritura. Kjo është ritheksuar edhe njëherë nga kryeministrit kosovar Hashim Thaci I cili u shpreh gjithashtu se është përgjegjësi e qeverisë që ta thellojë dialogun me qytetarët serb që jetojnë në Kosovë.
“Ne i qëndrojmë zotimit tonë se fillimisht duhet të ketë implementim të marrëveshjeve të arritura dhe pastaj shqyrtim të vazhdimit të dialogut për çështje teknike mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.
Si fazë e parë për integrimin e veriut, kryeministri Thaçi përmendi themelimin e Zyrës Administrative e cila do të ketë rol të caktuar ekzekutiv.
“Zyra Adiminstrative nuk është kundër askujt, ajo do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallime etnike, selia e saj do të jetë në lagjen e boshnjakëve dhe do të jetë në shërbim të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.
Ndërkaq, rreth takimit me komunitetin serb në pjesën veriore të Kosovës, kryeministri Thaçi u shpreh i gatshëm të takohet me serbët lokal në veri të Mitrovicës dhe thellimit të dialogut të brendshëm mes institucioneve të Kosovës dhe serbëve në veri.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)