Thaçi kërkesa ndaj Daçiç: Të
largohen mbetjet e Millosheviçit

Thaçi kërkesa ndaj Daçiç: Të <br />largohen mbetjet e Millosheviçit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me homologun serb Ivica Daçiç, takim i cili zhvillohet në Bruksel.

Thaçi paralajmëroi dje për mediat se në takimin me kryeminisrtrin serb nuk do të kishte bisedime në lidhje me statusin e Kosovës.

Ndërkaq sot, ai shprehet për gazetën kosovare “Koha Ditore” se ka paralajmëruar disa kërkesa për kryeministrin serb.

“E para që duhet të ndodhë është zbatimi i marrëveshjeve teknike të arritura në mes Kosovës dhe Serbisë në dy vitet e kaluara, dhe ajo që duhet të ndodhë urgjentisht është largimi i strukturave paralele të sigurisë, mbetjet e Millosheviqit në Kosovë, të cilat, gjithë bota e di, se financohen e kontrollohen nga Serbia”, shkruan Koha Ditore. Një çështje tjetër që duhet të zgjidhet, sipas Thaçit është edhe zbardhja e fatit të më shumë se 1.800 të pagjeturve në Kosovë.

Takimi i Thaçit dhe Daçiç është i dyti që zhvillohet mes tyre pas atij të tre javëve më parë.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK