Thaçi kërkon, Kuçi kthehet 

Thaçi kërkon, Kuçi kthehet 
Hajredin Kuçi është kthyer në pozitën e zv/kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Kështu kanë konfirmuar për shqiptarja.com zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë deklaruar. Kthimi i Kuçit u bë pas ftesës së i bëri kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për të vazhduar me përkushtim dhe përgjegjësi në ushtrimin e funksioneve që ka mbajtur deri më tani në Qeverinë e Kosovës. Kuçi kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha postet qeveritare pas aprovimit në Kuvend të neneve 37 dhe 38 të Kodit Penal të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nërmes një komunikate kishte thënë se ka shqyrtuar shkaqet e ofrimit të dorëheqjes së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi, e ofruar me datën 22 qershor, dhe konstatojë se shkaqet që kanë dërguar deri te dorëheqja tanimë nuk ekzistojnë.

Kryeministri Thaçi kishte ftuar zëvendëskryeministrin Kuçi që të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi në ushtrimin e funksioneve që ka mbajtur deri më tani në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Zv kryeministri I Kosovës njëherazi dhe ministër I drejtësise Hajredin Kuci kishte dhënë dorëheqje nga postet qeveritare në rast se nuk shfuqizohen nga Kodi i ri Penal nenet 37 dhe 38.
Këto nene janë larguar pas dy seancave parlamentare dhe protestave të gazetarëve dhe shoqatave ndërtkombetare.
/rg/shqiptarja.com.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale