Kosova e prezantuar me fusnotë do të arrijë marrveshjen me BERZH-in, gjë e cila hapë dilemat se a do të këtë ratifikim të marrveshjes në Kuvend edhe nga opozita.
Adem Grabovci nga grupi parlamentar i PDK-së i bindur thotë se nëse marrveshja sille në Kuvend, patjetër se do ti grumbullojë 2/3-tat e deputetëve për ratifikim.
Ndërkaq, Ismet Beqiri nga LDK-ja, parti e dytë parlamentare, thotë se ende nuk kanë marrë një vendim të prerë se çfare do të bëjnë nëse një marrveshje e tillë sillet në Kuvend, Sipas tij opozita asnjëherë nuk është trajtuar me korrektësi.
Edhe deputetët e dy partive opozitare, atyre të Vetëvendosjes dhe AAK-së thonë se duhet të shihet përmbajtja e marrëveshjes për tu vendosur më pastaj pro apo kundër ratifikimit.
Ndryshe të gjitha partitë opozitare njëzëri kanë qenë kundër prezantimit të Kosovës në nisma rajonale edhe me fusnotë dhe nën rezolutën 1244.
Sipas opozitës Qeveria e Kosovës e ka shndëruar në praktikë anashkalimin e Kuvendit kur kërkohet ratifikimi i marrveshjeve.
Mirëpo, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Antarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare kërkon ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend nga dy të tretat e deputetëve.
