Thaçi: Kosova u çlirua falë luftës
së drejtë të UÇK- së

Thaçi: Kosova u çlirua falë luftës<br />së drejtë të UÇK- së<br>
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në parakalimin e trupave të FSK- së, i cili është mbajtur për nder të “Epopesë së UÇK- së”, ku ka mbajtur edhe një fjalim.

Në fjalën e tij Thaçi ka thënë se Kosovë ishte çliruar falë luftës së drejtë të UÇK-së por me ndihmën e Amerikës dhe Bashkimit Europian. Kreu i shtetit të Kosovës, pasi ka vlerësuar rolin e UÇK-së ka folur edhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, për të cilën ka deklaruar se do të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE- në.

“Ne duam dhe synojmë që Ushtria të bëhet me ndryshime kushtetuese duke bashkuar në një vend politikën, e të gjitha etnitete. Por nuk do ta lejojmë askënd të vë veto për të drejtën tonë legjitime për Ushtri”, ka deklaruar Thaçi.

Gjithashtu Presidenti Kosovës ka shtuar se ishte i bindur se Ushtria do të jetë një derë e përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës, gjë e cila shpreh karakterin shumë etnik të shtetit.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro