Thaçi kritikon BE: Nuk presim
mrekulli nga darka e Mogerinit

Thaçi kritikon BE: Nuk presim<br />mrekulli nga darka e Mogerinit
Sonte në Bruksel shefja e Politikës së Jashtme të BE, Mogerini do të zhvillojë një darkë me 6 kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
 
Por Presidenti i Kosovës Thaçi shprehet se nuk pret që të ketë ndonjë mrekulli, ndërsa kritikon qasjen e BE ndaj Ballkanit Perëndimor.
 
Takimi është një ide shumë e mirë, por ne nuk mund të presim mrekulli. Përsa i përket liberalizimit të vizave, së pari Kosova kishte 94 kushte, të cilat Kosova që të gjitha i ka plotësuar.
 
Pastaj, erdhi kushti i 95-të. Kjo nuk është përmbushur ende për shkak të çështjeve të brendshme politike.
 
Unë shpresoj që ne do ta përmbushim sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, mbetet e papranueshme që BE-ja ta izoloj Kosovën.
 
Nuk është vetëm liberalizimi i vizave, por e gjithë vonesa me të cilën BE-ja ka arritur për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi.
 
Mendoj që BE-ja qasjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor nuk e ka strategjike, por më shumë sipas kritereve teknike dhe administrative.
 
Brukseli nuk luan rolin e një udhëheqësit, të një motorit, por vetëm reagon ndaj zhvillimeve në rajon si një vëzhgues pasiv
” deklaroi ai. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët