Thaçi kryenegociator potencial
Daçiç: Jam gati ta takoj

Thaçi kryenegociator potencial<br />Daçiç: Jam gati ta takoj
PRISHTINE - Dialogu i paralajmëruar politik mes Kosovës dhe Serbisë pritet të zhvillohet në nivel kryeministrash. Një ditë pasi presidenti serb Tomislav Nikoliç ka paralajmëruar se nuk do të jetë i përfshirë në këtë proces, zyrtarë të lartë institucionalë në Kosovë kanë pohuar se jashtë dialogut do të mbetet edhe presidentja Atifete Jahjaga.

“Presidentja nuk do të përfshihet në asnjë mënyrë në dialog dhe nuk do të jetë as pjesë e ekipit koordinues”, ka thënë një zyrtar i lartë vendës.

I njëjti ka bërë të ditur se lënien jashtë këtij procesi të presidentes e ka sugjeruar edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar.

Rrjedhimisht, sipas tij, nëse ekipi dialogues serb do të kryesohet nga kryeministri, Ivica Daçiç, atëherë edhe ekipi vendës pritet të udhëhiqet nga kryeministri Hashim Thaçi, informon sot Koha Ditore.

Nga ana e tij Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se është i gatshëm, që për çështjen e Kosovës, të bisedoj me kryeministrin Hashim Thaçin.

“Nuk kam problem të ulem në tavolinë me çdokend dhe të bisedoj”, i tha Daçiç gazetës Veçernje Novosti, dhe shtoi se “me Thaçin tashmë jam ulur në tavolinën e njejtë në Këshillin e Sigurimit të OKB”.

Më tutje, Daçiç theksoi se vetëm “nuk duam që në këtë mënyrë të nënshkruhemi pas pavarësisë së Kosovës, por për të udhëhequr dialog, nuk paraqet kurrfarë problemi”.
(sg/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi