Thaçi kthehet nga SHBA:
Presidenti Obama na mbështet

Thaçi kthehet nga SHBA:<br />Presidenti Obama na mbështet
KOSOVE - Hashim Thaçi e ka quajtur të suksesshme vizitën e tij dhjetë ditëshe në SHBA.

"Ka qenë një vizitë e suksesshme për afirmimin e shtetit të Kosovës", ka thënë ai, në një interviste për televizionin publik.

Ai ka veçuar takimin me Presidentin e SHBA-së. "Presidenti Obama na ka garantuar për mbështetjen e tij të mëtejshme për Republikën e Kosovës".

Sipas Kryeministrit, takimet në New York janë shfrytëzuar edhe për shtimin e njohjeve të reja.

"Ne morëm këto ditë tri njohje, mund t'ju garantoj se njohje të tjera pritet të vinë, përfshirë edhe 5 vendet e BE'së", ka thënë Thaçi. "Kosova shihet si histori suksesi".

Marrë nga Ekspress
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore