Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do t’u kërkojë të gjithë liderëve të ish-vendeve të Jugosllavisë që të caktojnë një ditë të përbashkët për përkujtimin e viktimave.
Por, kjo ide ka marrë kundërshtinë e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai shprehet se nuk mund të kujtohen në një ditë dhe gjenocidi dhe ata që ranë në mbrojtje të vendit.
“Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit. Pajtimi duhet t'i shërbej së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediatike”, shkruan Thaçi.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com