PRISHTINE - Kryeministri Hashim Thaçi ka injoruar Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të cilin ka “harruar” ta takojë për ta informuar rreth takimit që ka zhvilluar ditë më parë me homologun e tij serb, Ivica Daçiç.
Shefi i qeverisë kosovare, ndonëse është treguar i kujdesshëm me Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, kryeopozitarin Isa Mustafa e nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala, të njëjtën “zemërgjerësi” nuk e ka treguar edhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, i cili është edhe bashkëpartiak i Thaçit, shkruan “Zëri”.
Kjo shpërfillje e Thaçit në raport me Krasniqin shihet nga analistët politikë si “hakmarrje” e cila rezulton po ashtu në përçarjet e thella që kanë ndodhur dhe po ndodhin përditë në PDK, ndërmjet krahut të Thaçit dhe vetë Krasniqit. Ky i fundit, i pyetur nga “Zëri” se pse ju ka “harruar” kryeministri Thaçi, i është përgjigjur shkurt: “Për këtë pyesni Hashim Thaçin”.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com