Thaçi: Lirimi i Haradinajt tregon
se lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Thaçi: Lirimi i Haradinajt tregon<br />se lufta e UÇK-së ishte e drejtë
PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi e mirëpriti vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e luftëtarëve të lirisë dhe konsideron atë si një vendim të drejtë.

”Ky vendim është dëshmia më e fortë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për liri dhe nuk ka kryer krime për të cilat jemi akuzuar padrejtësisht. Ky proces i stërzgjatur i Tribunalit të Hagës kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt ka qenë shumë i dhimbshëm për t’u përballuar jo vetëm për ata dhe për familjet e tyre, por ka qenë shumë i vështirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shtetin tonë. Fatmirësisht, durimi ynë dhe besimi që kishim në drejtësinë ndërkombëtare sot u shpërblye me vendimin e drejtë dhe të merituar”, thuhet në komunikatën për media.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës uron ish-kryeministrin Ramush Haradinajn, Idriz Balajn dhe Lah Ibrahimajn për lirimin e tyre dhe kthimin në familjet e tyre, kthimin në vendin e tyre për të cilin kanë dhënë aq shumë. Po ashtu, Thaçi uron të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë fitore të shumë pritur dhe fton qytetarët që të festojnë këtë moment me dinjitet dhe krenari.

Më tej në komunikatë thuhet se kryeministri Thaçi rithekson se lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe e shenjtë, ndërsa kjo u vërtetua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës sot, dhe do të dëshmohet përsëri me rastin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.
(sg/rtk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz