Zëvëndës kryeministri njëherësh dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi këtë të martë në Tiranë se bisedimet me Serbinë të mbajtura në Bruksel janë historike, pasi ruajten ndarjen psrfundimtare të Kosovës.
I pranishën në forumin e organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombetate, Thaci deklaroi se procesi i miqësisë me Serbinë është një proces delikat, por që institucionet e Kosovës janë të vendosura ta cojnë deri në fund.
“Ka qenë një proces jo i lehtë pas një periudhe 100 vjeçare të konflikteve, problemeve, armiqësisë serbe ndaj Kosovës deri në përmasat e ushtrimit të genocidit në Kosovë. Të ulemi, të fillojmë të diskutojmë dhe të arrijmë marrëveshjen, unë them historike të Brukselit dhe kam arsye pse e them historike, për arsye se me atë marrëveshje që arritëm në Bruksel ne e shpëtuam Kosovën nga ndarja përfundimisht”, deklaroi Thaçi.
Sipas tij procesi i miqësisë me Serbinë ka dhënë rezultat dy vitet e fundit, ku vihet re levizje e lire e njerzve dhe tregëtisë mes dy vendeve.
Zëvëndës-kryeministri njëherësh dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi me datën 12 janar të këtij viti u gjend në Tiranë, ku u takuam krerët e qeverisë shqiptare. Takimi u përqendrua në bashkëpunimin dhe realizmin e projekteve të përbashkëta Shqipëri-Kosovë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO