Thaçi: Marrëveshja në veri do të
zbatohet nga ne, NATO dhe EULEX

Thaçi: Marrëveshja në veri do të <br />zbatohet nga ne, NATO dhe EULEX
KOSOVE - Kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për RTK-në ka paralajmëruar se pas përfundimit të bisedimeve dhe gjatë zbatimit të marrëveshjes do të shpërbëhen të gjitha strukturat e sigurisë në veri.

“Marrëveshja ende nuk është arritur, por di që do të jenë tre palë institucione implementuese të marrëveshjes; institucionet e Kosovës, NATO dhe EULEX-i”. Ka thënë Thaçi.

Ai nuk ka treguar se ka pritshmëri se do të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë. “Nëse Beogradi dëshiron të lëvizë , do ta bëjë. Ajo preambulë është për t’i mashtruar qytetarët”, ka thënë ai. Ndërkaq, pritjet e tij për takimin e datës 2 prill thotë se janë të pozitive.

“Dy prilli do të jetë një ditë e rëndësishme. Dua të besoj se Beogradi do të vetëdijesohet për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve, në mënyrë që të dyja vendet të lëvizin në drejtim të anëtarësimit në strukturat euroatlantike”, ka thënë Thaçi.
(Marrë nga Indeksonline)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset