Thaçi: Marrëveshja për
doganat një arritje e re

Thaçi: Marrëveshja për <br />doganat një arritje e re
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për takimin e mbrëmshëm me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, ka thënë se është një fillim i mirë.

Ai ka thënë se çdo shtet e ka një Mitrovicë ose pjesë problematike të vendit. Tërësia territoriale e Kosovës, sipas kryeministrit Thaçi, është e njohur dhe e garantuar ndërkombëtarisht.

Thaçi ka thënë në RTK se marrëveshja e mbrëmshme për doganat, është një arritje e re e shtetit të Kosovës. Me këtë marrëveshje, sipas tij, Serbia de jure e njeh Kosovën.

“Serbia de fakto dhe de jure ka filluar ta njohë Republikën e Kosovës” ka thënë Thaçi.

Ëndrra e Serbisë për ndarje të Kosovës, sipas kryeministrit Thaçi, është shuar me 25 korrik të vitit 2011.

“Në veri më në fund duhet të ketë rend dhe ligj, duhet të ketë gjykata, duhet të mbahen zgjedhje të lira dhe autoritet e Kosovës të shtrijnë funksionin në të gjithë territorin e vendit” ka thënë Thaçi, transmeton Indeksonline.

Ai edhe njëherë ka përsëritur se Rezoluta e Serbisë, është e pa vlerë për Kosovën dhe është vetëm për konsum të brendshëm të Serbisë.

Thaçi ka thënë se strukturat paralele që kanë kryer krime do të dëbohen dhe ata që kanë bërë krime do të dënohen.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se Kosova ka hyrë në procesin e bisedimeve dhe kthim prapë nuk ka.

Vetëm një marrëdhënie e mirë mes Prishtinës dhe Beogradit, sipas Thaçit, është një rrugë e garantuar drejt BE-së.

Duke folur për problemin e përmendores së UÇPMB-së, kryeministri Thaçi ka thënë se beson në vendimet e urta dhe të drejta të liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

“Qeveria e Kosovës do të mbështet avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon. Kemi biseduar me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës se shqiptarët e Luginës do të bëhen me Universitet” ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se rruga e Kosovës drejt BE-së dhe OKB-së, është një rrugë e sigurt dhe sipas Thaçit, Kosova me ose pa Daçiqin do të jetë pjesë e OKB-së.

Kryeministri ka thënë se Kosova nuk i ka borxh Serbisë asgjë dhe nuk është pronë e Serbisë. Kryeministri Thaçi ka thënë se normalizimi i gjendjes në veri është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të gjitha subjekteve politike në Kosovë.

Ai ka thënë se në pranverën e vonshme do të arrijmë një përmbyllje të procesit të bisedimeve me Serbinë.

Ndërkohë, duke folur për shpërthimin e mbrëmshëm të veturave zyrtare, Thaçi ka thënë se këto sulme janë kundër shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se të gjithë akterët politik duhet të distancohen nga veprimet e dhunshme.

E për aderimin e Agim Çekut në PDK, Thaçi ka thënë se është lajm i mirë për forcimin e partisë që ai drejton dhe ka thënë se nuk është i interesuar të dëmtojë partnerin e koalicionit, AKR-në.

Marrë nga gazeta Express
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit