Burime të Reporterit brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë me dije se Erdogan do të bëjë një vizitë edhe në Prizren bashkë më ‘vëllanë’ e tij kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Por të dy do të shoqërohen edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Detajet e agjendës në Prizren të tre kryeministrave do të bëhen me dije gjatë këtyre ditëve.
Kryeministri turk kësaj radhe do të sjellë edhe bashkëshorten me vete, Emine Erdogan e cila po ashtu do të ketë një agjendë të veçantë dhe që kryesisht do të fokusohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.
Një axhendë kësisoj e Erdogan në Prizren, por edhe prezenca e Edi Ramës mund të jenë një plus i fortë për Thaçin për të mbajtur Prizrenin edhe për një mandat.
Marrë nga Gazeta Express
(v.gj/shqiptarja.com)